Disa orë para ndeshjes vendimtare të Manchester City në Champions League, një zjarr shpërtheu jashtë stadiumit, duke shkaktuar kaos mes tifozëve. Etihad Stadium u kërcënua nga flakët që u përhapën pranë skenës që klubi kishte ngritur për të prezantuar blerjet e reja të merkatos së janarit. Këta lojtarë të rinj pritej të mblidheshin jashtë strukturës për të përshëndetur publikun dhe për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.
Por prezantimi u anulua për shkak të zjarrit, i cili preku një pjesë të stadiumit. Pamjet treguan turmën e tifozëve të City që largohej nga zona e rrezikut. Fatmirësisht, asnjë tifoz nuk u lëndua dhe situata u vu menjëherë nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, të cilët parandaluan dëme edhe më të mëdha në një mbrëmje ku prania e tifozëve ishte jashtëzakonisht e lartë. Aktualisht, po kryhen vlerësime mbi sigurinë e impiantit për të dhënë dritën jeshile për zhvillimin e ndeshjes.
A fire has broken out at the Etihad Stadium as Man City’s new players are welcomed on stage pic.twitter.com/36mEhuXH02
— Jam Williams-Thomas (@JamAntonioTV) January 29, 2025
Zjarri që shpërtheu jashtë Etihad Stadium
Shumë tifozë kishin mbërritur tashmë në stadium për të ndjekur prezantimin e blerjeve të fundit të City, por eventi u anulua pas shpërthimit të zjarrit jashtë stadiumit. Sipas mediave britanike, flakët dyshohet se nisën nga një kioskë e vogël hamburgerësh që ndodhet pikërisht aty pranë dhe u përhapën drejt impiantit, duke frikësuar kalimtarët.
Lexo më tej: Liverpool, “favor” PSV për sfidën e fundit në Champions: lë jashtë 11 titullarët
Sipas autoriteteve, deri më tani nuk raportohet për të lënduar, kryesisht sepse zona u evakuua menjëherë dhe tifozët u zhvendosën në një vend më të sigurt. Tani shqetësimi kryesor është siguria e të gjithë stadiumit. Po kryhen vlerësime për të kuptuar nëse ka dëmtime dhe nëse ndeshja mes Manchester City dhe Brugge mund të zhvillohet siç ishte planifikuar, edhe pse mund të nisë me disa minuta vonesë.
One of the merchandise shops outside outside the Etihad has gone on fire – no injuries fortunately #MCFC #UCL pic.twitter.com/dHTW6hXOL0
— Chris Chambers (@Chris_Chambo_) January 29, 2025