Pas vendimit të BE, që pezulloi udhëtimet pa viza për diplomatët, reagojnë gjeorgjianët: Vendim politikisht i gabuar

1 Min Read

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e udhëtimeve pa viza për diplomatët dhe zyrtarët gjeorgjianë në përgjigje të shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve, të cilët dolën në rrugë për javë të tëra për të denoncuar largimin gradual të partisë në pushtet nga Evropa.

Ministri e Jashtme gjeorgjiane, Maka Botochorishvili e quajti vendimin “politikisht të gabuar”.

“Unë thjesht mendoj se është absolutisht kundër vlerave evropiane ose diçka që ne i referohemi shumë shpesh dhe kjo është shumë për të ardhur keq.”

Vendimi i Këshillit Evropian erdhi si përgjigje ndaj ligjeve të diskutueshme që parlamenti gjeorgjian miratoi vitin e kaluar që minojnë të drejtat themelore demokratike, sipas Brukselit. Ai u përshkrua si një reagim ndaj miratimit të ligjeve të diskutueshme gjeorgjiane mbi ndikimin e huaj dhe vlerat familjare.

Share This Article
Leave a Comment