Partizani gjen zëvendësuesin e Rrapajt, arrin akordin me sulmuesin malazez

1 Min Read

Sulmuesi malazez, Nikola Vujnoviç ka arritur akordin për transferimin te Partizani teksa zyrtarizimi pritet së shpejti.

Një “dhuratë” kjo për Veselinoviç, i cili ka shprehur pakënaqësitë e tij pas ikjes së disa titullarëve.

Kujtojmë se Vunjovic ka një karrierë të gjatë si profesionit, të cilën e ka nisur në Serbi te Radnicki Obrenovac. Gjithashtu, 28 vjeçari ka veshur fanellën e Villareal B, Podgoricës, Goricës dhe Sumgayit.

Së fundmi ishte pjesë e Sumgayit në Azerbajxhan. Dhe pse kishte kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin.

Share This Article
Leave a Comment