Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ermando Lekaj. Gjatë kontrollit fizik në automjetin dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Holder”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së dozave të kokainës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Holder”.
Gjatë operacionit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Lezhë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, thuhet në njoftimin e policisë.