Gjykata pritet të japë sot masën e dënimit për ishsenatorin Bob Menendez

2 Min Read

Ai u shpall fajtor ndër të tjera për abuzim me pushtetin. Prokurorët e akuzuan atë se kishte marrë në formë ryshfeti qindra mijëra dollarë, kallëpe ari dhe një makinë.

Prokurorët i kanë kërkuar gjykatësit federal që ta dënojë atë me 15 vjet heqje lirie, nën akuza që përfshijnë edhe veprime të tij në shërbim të qeverisë egjiptiane.

Por avokatët e zotit Menendez thonë se ai meriton më pak se dy vjet burg, duke përmendur dekadat e tij të tëra në shërbim të publikut e si djalë i një familje imigrantësh kubanë, që u ngrit nga varfëria për t’u bërë “mishërim i ëndrrës amerikane”.

Prokurorët kishin kërkuar për të një dënim me nëntë vjet heqje lirie, ndërsa avokatët e tij thanë se ai duhej të dënohej me më pak se dy vjet burg.

Po kështu gjykatësi Stein e gjobiti zotin Daibes, një investitor në fushën e pasurive të paluajtshme, me një gjobë prej 1.75 milionë dollarësh.

Po kështu gjykatësi shpalli masën e dënimit me tetë vjet heqje lirie për biznesmenin e dytë, Wael Hana, dhe e gjobiti atë me 1.25 milionë dollarë.

Para vendimit, zoti Hana i tha gjykatësit se ishte i pafajshëm. Ai shtoi se nuk i kishte dhënë kurrë ryshfet senatorit Menendez, apo të kishte kërkuar shërbimet e tij.

Një biznesmen i tretë u deklarua fajtor dhe dëshmoi kundër zotit Menendez në gjykatë, vitin e kaluar.

Zoti Menendez dha dorëheqjen nga Senati pas shpalljes fajtor vitin e kaluar.

Ai humbi shumë nga pushteti i tij që në vjeshtën e vitit 2023, ndërsa u bënë publike akuzat kundër tij dhe u detyrua të jepte dorëheqjen nga pozita e rëndësishme në Senat e kreut të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë./VOA

Share This Article
Leave a Comment