Emigrantët e paligjshëm në Guantanamo, Trump gati nënshkrimin e urdhërit ekzekutiv për hapjen e kampit

1 Min Read

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se po punon për hapjen e një qendre paraburgimi në Gjirin e Guantanamos, për të mbajtur deri në 30,000 emigrantë që jetojnë ilegalisht në SHBA.

“Sot unë po nënshkruaj gjithashtu një urdhër ekzekutiv për të udhëzuar Departamentin e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare që të fillojnë përgatitjen e objektit të emigrantëve prej 30,000 personash në Gjirin e Guantanamos”, tha Trump, shkruajnë mediat e huaja.

“Shumica e njerëzve as nuk e dinë për këtë”, shtoi ai më tej. Trump e bëri njoftimin menjëherë përpara se të nënshkruante ligjin e Laken Riley, i cili ishte edhe ligji i parë i nënshkruar prej tij, pas rikthimit në Presidencë.

Aktualisht janë 15 të burgosur në Gjirin e Guantanamos, sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Kujtojmë se një nga premtimet kyçe të fushatës së Trump, ka qenë dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA dhe parandalimi i hyrjes së të tjerëve.

Share This Article
Leave a Comment