Diskutuam për zhvillimin me standarde të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

1 Min Read

Presidenti Bajram Begaj është takuar sot me me Reporterin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj shkruan se kanë diskutuar për rrugën e integrimit në BE, duke garantuar njëkohësisht përkushtimin e plotë të Shqipërisë për përmbushjen në kohë të reformave të kërkuara për avancimin e negociatave.

Gjithashtu ai thotë se u bisedua mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përgatitjet dhe sfidat që ky proces.

“Me Raportuesin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, për orientimin e palëkundur Euroatlantik të shqiptarëve, përkushtimin në përmbushjen e reformave për integrimin e plotë në BE, zhvillimin me standarde të plotësuara të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe ndërtimin e një besimi reciprok midis forcave politike në Shqipëri”, shkruan Begaj.

Share This Article
Leave a Comment