Pjesë nga fjala:
Sot, ne jemi në kohën ku nuk mund të flitet më për epoka, se teknologjia mund të thuhet tani që, koha e saj është e rrufeshme. Dy vitet e fundit kanë sjellë në skenë zhvillime të atilla të transformimit teknologjik që mendja nuk i imagjinonte dot.
Tri javët e fundit janë karakterizuar nga zhvillime mahnitëse. Inteligjenca Artificiale e dy viteve të fundit, e cila për hir të së vërtetës ishte një mahni e madhe, tri javë e fundit me ‘deep seek’ ka transformuar krejtësisht këtë shtyllë kryesore të transformimit teknologjik.
Deep Seek, sipas autorit e realizoi gjithësejt me 6.6 milionë, dhe presidenti Donald Trump e përshëndeti, pavarësisht nga konkurrenca, pavarësisht nga akti, të cilin e lëshuan ditën e inagurimit të tij, por ai, i angazhuar shumë në zhvillimin e këtij dimensioni të jashtëzakonshëm, me një fjalim të veçantë e përshëndeti atë si një zhvillim që i shërben njerëzimit, konkurrencë në këtë fushë.
Pse u ndala këtu?
U ndala këtu, sepse pavarësisht shkallës se ku ka rënë arsimi ynë sot, pavarësisht involucionit të tij të turpshëm, pse them involucion?
Krijuan shkollën e drejtorëve, shkollë partie. Qëllimi i saj ishte, të kualifikonte drejtorë shkollash sipas një modeli. Po ku shkon këtu modeli i Izraelit? Në narkoshtet shkon vetëm modeli i narkosit. Degraduan trupat arsimore. Portali, një mësues për Shqipërinë, një militant për partinë.
Kjo është e vërteta, ndaj dhe arsimi u rrokullis.
Arsimi është procesi më i vështirë, më serioz për t’u ndërtuar.
Ku e filluam ne? Nuk mund të them se e filluam, ama në vitin 2005 kishte gjithësej 3.2% të shqiptarëve me diplomë të lartë, në një kohë kur kishte vende me 32%, në një kohë kur BE ishte me 23% mesataren e vet.
Ne hapëm dyert, ata ftuan politikën e dyerve të hapura. Politikë kjo,e adaptuar nga vendet e lira prej shumë e shumë dekadash. Diktaturat e kishin frikë shkollën e lartë, dhe e përdornin si privilegj. Vendet e lira, e shihnin si një mundësi, si një oportunitet për të gjithë ata që dëshironin të shkolloheshin.