U largua sot nga Egnatia, sulmuesi prezantohet te rivalët në Superiore

1 Min Read

Lorougnon Joel Doukouo është zyrtarisht lojtar i Elbasanit. Sulmuesi që sot mbylli bashkëpuninimin me Egnatian, pas 2 vitesh e gjysmë, tashmë do të japë kontributin e tij te verdheblutë.

22-vjeçari i fitoi të gjitha tek Egnatia. Kjo nuk është hera e parë në këtë merkato që ka lëvizjes mes Elbasanit dhe Egnatias. Kujtojmë se Leo Melo la Elbasanin për t’u transferuar te rrogozhinasit.

Njoftimi i Elbasanit: 

“Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë vjen pas 2.5 vitesh eksperiencë në kampionatin tonë me ekipin e Egnatias. 22 vjeçari mban në “kabinet” 1 trofe të Abissnet Superiore, 2 Kupa të Shqipërisë e 1 Superkupë kështu duke iu bashkuar familjes verdheblu”.

Share This Article
Leave a Comment