Skandali/ Milionat e AKSHIt të çojnë te familja e Edi Ramës

2 Min Read

“Shikoni sa interesante. Në vitin 2021, kjo kompania që thashë si është fshehur, ABS në AIBS, ka pas të ardhura totale në 2021 afërsisht 2 milionë dollarë dhe shpenzime totale i ka 200 mijë dollarë. Në ç’vend të botës keni parë ju që të harxhosh 200 mijë dollarë dhe të fitosh 2 milionë? E kuptoni, 10 fishin e kostos? Pastaj në 2022 të ardhurat totale shkojnë tek 3.1 milionë dollarë, shpenzimet totale i ka vetëm 97 mijë dollarë, pra fitimi është 2.9 milionë dollarë. Ku keni parë që të shpenzosh 1 euro dhe të fitosh 10 euro. Po pse mo, Elon Musk janë këta? Korrupsion i hapur”, tha Ahmetaj në mbështetje të tezës së tij se AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës. “Meqë skeptikët deshën fakte. Merrini, ndiqni këto. ‘follow the money’ që t’u çojë tek familja”, ishte sfida e Ahmetajt.

Sipas raportimeve të herë pas hershme në media, AKSHI ka rezultuar jo thjesht një kopësht privat por edhe një lopë rrace për t’u mjelë nëpërmjet tenderave të dyshimtë dhe të përqëndruar në pak duar.

Gjatë vitit të kaluar, AKSHI ka prokuruar në total rreth 35 milionë euro tendera. Nga këto 28.1 milionë janë fituar nga kompania Soft & Solution, ose vetëm ose në joint venture. Saktësisht 80 për qind e shumës së prokuruar ka shkuar vetëm në një dorë. Ky është përqëndrimi më i madh i tenderave në historinë e shttetit shqiptar. Dhe për çudi, “heronjve të fëmijëve tanë” nuk u bën asnjë përshtypje.

/lapsi.al/

Share This Article
Leave a Comment