Plagosja në Tiranë/ Si fqinji qëlloi me thikë dy vëllezërit pas sherrit

2 Min Read

Agim Karafili, 51 vjeç, dhe Agron Karafili, 57 vjeç, janë dy vëllezërit që mbetën të plagosur me thikë mesditën e sotme në rrugën “Ali Visha” në kryeqytet. Ngjarja u shënua rreth orës 12:50.

Dy vëllezërit janë konfliktuar me komshiun e tyre duke e ofenduar rëndë atë. Dyshohet se ata kanë qenë në gjendje të dehur.

Pasi konflikti ka agravuar në përleshje fizike, autori ka nxjerr thikën dhe i ka plagosur.

Arma e krimit

Dy vëllezërit e plagosur ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë autori Sh. H., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1.

Autori i plagosjes së dy vëllezërve

Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Pamje nga vendngjarja

Share This Article
Leave a Comment