Pas kërkesës së Trump, Google Maps do t’i ndryshojë emrat e dy vendeve në SHBA

1 Min Read

Google ka bërë të ditur se në platformën Google Maps do të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës, pasi të përditësohet në Sistemin e Emrave Gjeografikë në SHBA.

Gjithashtu, emri Denali në Alaskë do të bëhet Mount McKinley, pas kërkesës së Trump.

Ne kemi marrë disa pyetje mbi emërtimet brenda Google Maps. Kemi një praktikë të gjatë të aplikimit për ndryshimin e emrave kur ato janë përditësuar në burime zyrtare qeveritare”, ka thënë kompania amerikane, raportoi TheHill.

Trump ka deklaruar disa herë për ndërrimin e emrit  të Gjirit të Meksikës.

Share This Article
Leave a Comment