‘Korrupsioni dhe krimi, problemet kryesore të Shqipërisë’, Mediu zbulon takimet me zyrtarët amerikanë në SHBA

3 Min Read

Mediu theksoi se në bisedat e zhvilluara, u shpreh se në Shqipëri nuk ekziston më rendi kushtetues dhe se vendi është kthyer në një “republikë kryeministrore”.

Ai gjithashtu ka diskutuar mbi çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar që e përshkruan si një problem të madh për Shqipërinë, duke vënë në dukje se zgjedhjet nuk janë të lira dhe të ndershme, ndërsa gjyqësori po përdoret si një armë politike kundër opozitës.

Mediu zbuloi gjithashtu se ka pasur një bisedë me Richard Grenell lidhur me sanksionimin e Sali Berishës dhe se ky sanksionim duhet të shqyrtohet më thellë për të verifikuar faktet. Ai tha se çdo politikan shqiptar duhet ta konsiderojë këtë si një çështje të rëndësishme të historisë kombëtare. Mediu theksoi se stabiliteti i Shqipërisë është i lidhur ngushtë me respektimin e Kushtetutës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe mundësinë e qytetarëve për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke paralajmëruar se çdo cenim i sigurisë dhe stabilitetit të Shqipërisë ka pasoja për gjithë rajonin.

Në vazhdim të këtyre, ne kemi patur kontakte edhe me përfaqësues të Senatit dhe Kongresit. Do të vazhdojmë sepse unë mendoj se Senati dhe Kongresi kanë ngritur prej kohësh shqetësimet në raport me Shqipërinë. Në vitin 2016, 6 senatorë i kanë shkruajtur senatorit se Reforma në Drejtësi po shkon në drejtim të gabuar.

Po ashtu, ka patur qëndrime edhe të njerëzve që qëndrojnë lartë në administratën amerikane, që kanë kërkuar raporte nga DASH, për shkak të sanksionimit të bërë ndaj zotit Berisha dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare në raport me faktet. Po ashtu, në takimin që unë pata me zotin Grenell, u ngrit çështja jo vetëm për sanksionimin e zotit Berisha por dhe të tjerë dhe ideja e tij është që patjetër duhet të paraqiten dhe të shikojnë faktet rreth këtyre sanksionimeve.

Unë mendoj që çdo politikan shqiptar duhet ta shikojë sanksionimin e zotit Berisha si një problem të historisë sonë kombëtare.

Cenimi i sigurisë së një vendi varet nga ajo që quhet, zbatimi i Kushtetutës, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, liritë e qytetarit për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe pikërisht, stabiliteti i Shqipërisë edhe sot në pikën më të errët i cili ndikon pikërisht në atë që quhet stabiliteti i rajonit. Sepse ato që ndodhin në Shqipëri reflektojnë në rajon. Trafiku i drogës dhe korrupsioni krijon efektet e veta”, tha Mediu.

Share This Article
Leave a Comment