Kompani, llogari bankare dhe vila/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt

2 Min Read

SPAK kërkon konfiskimin e 31 pasurive të bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij. Pasuritë që tashmë janë të sekuestrua me vendim të GJKKO, SPAK kërkon që t’i kalojnë përfundimisht shtetit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, lista me 34 pasuri e Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, që kap vlerën e miliona eurove, është vënë përmes veprimtarisë kriminale të ‘mbretit’ të kumarit.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.1 të vitit 2023.

Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Ervis Martinaj, i dyshuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunim të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar* pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personit nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me të.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

Share This Article
Leave a Comment