‘Divorci’ mes dy ishkonkurrentëve të ‘BBVK’, Edi bën paralajmërimin e fortë: Do hi live do foli për ni temë me rëndësi

2 Min Read

Në këtë edicion ishin pesë finalist, Driloni, Xheneta, Vullneti, Xuxi dhe Sara.

Triumfues i këtij formati doli Driloni, si njëri nga banorët më të votuar brenda shtëpisë.

E teksa nuk kanë kaluar akoma një javë që nga përfundimi i këtij edicioni, Eduart Kuçi (Edi), ish banori i këtij edicioni ka paralajmëruar diçka në lidhje me produksionin dhe publikun.

Kuçi përmes një “Instastory”, ka paralajmëruar se nesër apo të premten do të futet “live” për të treguar disa ngjarje e të cilat lidhen me publikun.

Po ashtu ai në një pjesë ka përmendur edhe shfrytëzimin e banorëve nga produksioni për të cilën tha se do të tregoj se çfarë u shfrytëzua dhe kush u shfrytëzua.

“Ja nesër ja të premten do të hi live edhe ka me fol ni temë shumë të rëndësishme edhe do hi live do foli për qat temë ajo temë nuk është temë që folet për qef po që vendoset diqka që merret ni vendim edhe ju si publik si ndjekës e merrni të vërtetë masnej e kuptoni të vërtetën se çka ka ndodh edhe at herë mundeni prapë me vendos çka u shfrytëzu e kush u shfrytëzu në këtë lojë ju përshëdesë se ma keni pru te huna”, ka thënë Kuçi.

Share This Article
Leave a Comment