Berisha: Oligarkët prej 3 muajsh u thonë klientëve se Rama do na sjellë palestinezë për të blerë apartamentet

1 Min Read

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se oligarkët prej 3 muajsh u thonë klientëve se Rama do të sjellë palestinezë për të blerë apartamentet. Berisha tha se Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet për të pritur palestinezët, duke pasur parasysh një eksperiencë të shkuar. Ai shtoi se kjo oshëtimë ka tre muaj që qarkullohet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet, e them me bindje të plotë këtë, duke pasur parasysh një eksperiencë të shkuar. Këtu nuk ekziston shtet dhe këtu ka një narkoshtet dhe një narkoshtet të gjitha kapacitetet i ka për krim, krim dhe vetëm krim. Urdhëro çfarë ndodhi me ata që kemi. Ua dërgoi të dhënat ajatollahëve.

Pra, një narkoshtet nuk ka kapacitet të menaxhojë asgjë. Natyrisht jam i informuar se kjo oshëtimë ka tre muaj që qarkullohet nga oligarkët e Edi Ramës, që u thonë klientëve se Rama do na sjellë palestinezë për të blerë apartamentet. Kjo është e vërtetë.  Unë nuk mund të besoj në atë që thotë Rama dhe ato që thonë mediat. Por unë them këtë, që Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet për trajtim. Është një narkoshtet që nuk ka asnjë ligj, asnjë rregull, as Kushtetutë.

Share This Article
Leave a Comment