Vrasja e Liridona Ademajt/ Shtyhet seanca për 4 të akuzuarit, avokatët kërkojnë kohë, gjyqtarja gjobit njërin prej tyre: Kjo tregon joseriozitetin tuaj për mbrojtje!

3 Min Read

PRISHTINË– Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 janar, në orën 11:00. Gjyqtarja Fatmire Dermaku vendosi që seanca të shtyhej përshkak të mungesës së shkresave për të akuzuarit. Dermaku u shpreh se kjo tregon joseriozitetin e avokatit ndërsa shtoi se do të jetë hera e fundit që seanca shtyhet për këtë aryse.

“Nuk mund të vazhdojmë me këtë shqyrtim fillestar, pasi dëmtohet mbrojtja e të pandehureve  Ndrecë Dodaj dhe Agron Kuqi, avokat kjo tregon joseriozitetin tuaj për mbrojtje dhe kjo është hera e fundit që unë shtyjë shqyrtimin për shkak të moskryerjes së punës suaj për çka jeni të angazhuar. Seanca shtyhet për 31 janar ora 11:00”, tha gjyqtarja.

Dermaku ka dënuar me 500 euro gjobë avokatin e Kushtrim Kokallaj, Ndrecë Dodaj, për mos përfillje të gjyqtares. Avokatit paraprakisht i është bërë edhe një vërejtje me shkrim për pengim të gjyqtares. Para turpit gjykues ka folur edhe Naim Murseli i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij. Ai u shpreh se është shtetas i Kosovës dhe Suedisë dhe se është i ve pasi që i është vrarë gruaja.

Avokati Ndrecë Dodaj, që mbron Kushtrim Kokallën, deklaroi në fillim të seancës se nuk i ka pranuar në tërësi shkresat, duke thënë që nuk mundet të këshillojë klientin e tij e as me kundërshtojë aktakuzën. Edhe avokati Agron Kuqi që mbon të akuzuarin Tom Dodaj, deklaroi se nuk janë në gjendje që sot të deklarohen lidhur me rastin.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj katër të akuzuarve. Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, dyshohet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje. 

Share This Article
Leave a Comment