Lajmi i rremë për ndarjen e deputetit Lulzim Basha nga jeta ka ngjallur edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.
“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”, shkruan Rama teksa ka ripostuar statusin e Bashës, ku thuhet se kreu i Partisë Demokratike Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, “ka humbur jetën në një aksident rrugor”.
https://www.instagram.com/p/DFVYN99tWTE/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Fpolitiko.al&rp=%2Fditari-i-maxhorances%2Flajmi-i-rreme-per-ndarjen-nga-jeta-rama-tall-bashen-mos-e-p-i524163#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1211.8999999985099%2C%22ls%22%3A132.30000000074506%2C%22le%22%3A208.39999999850988%7D
Lajmi i rremë u përhap sot në rrjetet sociale dhe menjëherë më pas, reagoi Lulzim Basha, duke u shprehur se ata që i përhapin këto thashetheme duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
“Jam gjallë e mirë, nuk kam vdekur. Ndoshta disa do të trishtohen, por, ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.
Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë”, shkroi Basha.