Të burgosurit transgjinorë në Amerikë janë në panik pas urdhrit që Trump do i dërgojë në burgjet e burrave

1 Min Read

Qindra të burgosur federalë transgjinorë janë të tmerruar pas një vendimit që do i dërgojë në burgjet e burrave, si pasojë e një urdhëri ekzekutiv të Presidentit Donald Trump në ditën e parë të mandatit të tij.

Tani, avokatët po përpiqen me të gjitha forcat të gjejnë një mënyrë për të luftuar këtë urdhër, duke thënë se të burgosurit do kenë shumë probleme  kur të zhvendosen në burgjet për burra, ku janë të burgosur të rrezikshëm.

DailyMail.com shikoi një email nga një mbrojtëse publike federale në Massachusetts që iu dërgua kolegëve në mbarë vendin.

Në të thuhej se një nga klientët e saj, një grua transgjinore e burgosur në Minnesota, ishte ndër ata që i kap urdhri dhe ishte “e tmerruar” nga ajo që do ndodhë kur të dërgohen në burgje për burra.

Share This Article
Leave a Comment