“Protestë për diskriminimin e veriut”/ Qytetarja: Rama po na ndan nga vëllezërit tanë

2 Min Read

TIRANË- Një protestë po mbahet aktualisht para kryeministrisë për diskimimin që po i bëhet veriut të vendit. Aktivistë të shumtë të diasporës janë mbledhur para kryeministrisë dhe kërkojnë barazi. 

Një qytetare që ndodhej në protestë, u shpreh se qeveria e ka lënë në harresë totale të gjithë veriun. Gjatë fjalës së saj aktivistja ka deklaruar se Rama i ka vënë dy tarifa bazë veriut dhe i ka larguar nga shqiptarët e Kosovës.

“Qeveria jonë ka lënë në harresë totale të gjithë veriun, duke i vënë dy tarifa bazë e duke na larguar nga vëllezërit tanë Kosovar. Qeverisë tonë nuk i pëlqen që të kujtojë vargjet e të madhin Ndre Mjeda që janë të gdhendura në gurë. Qeveria duhet ta dijë dhe ja kujtojmë ne se tarifat janë diskriminuese, por ne do ja kujtojmë se duke qenë se varemi shumë nga këto rrugë për qarkullim të përditshme, shkollë punë  e aktivitete të tjera që janë etike

Qeveria duhet ta dijë se vendosja e këtyre trave është një formë e diskriminimit krahinor ndaj këtyre zpnave veriore që historikisht kanë qenë të margjinalizuara. Gjithashtu kjo qeveri e di se krahasuar me vende të tjera, Kukësi, Hasi e Tropoja kanë marrë shumë më pak investime për rrugë lokale, zhvillim ekonomik apo projekte të ndryshme strategjike duke izoluar më tej zonat rurale që sjellin varfëri, izolim e shpopullim. Kukësi, Tropoja dhe Hasi janë rrethet më papunësinë më të lartë në Shqipëri dhe shumë të rinj janë të detyruar të emigrojnë për shkak të mungesës së një jete normale këtu,” tha qytetarja.

Share This Article
Leave a Comment