Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka hapur ceremoninë e “Topit të Artë 2024”. Gjatë fjalës së tij, Duka është shprehur se gjatë këtij viti, do të vazhdojnë projektet për ndërtimin e 5 stadiumeve të reja.
Armand Duka: Për t’i dhënë falenderimet e mia të gjithëve që jeni këtu dhe të gjithë ata që na ndjekin nëpërmjet Tv Klan. Shpreh mirënjohjen për 27 mijë anëtarë të përkushtuar në aktivitetin futbollistik gjatë këtij viti historik. Ju uroj mirëseardhjen fëmijëve që janë regjistruar për herë të parë në futboll gjatë këtij viti. I garantoj se mes nesh do të gjejnë përkujdesjen maksimale për të ndjekur pasionin e tyre.
Ftoj prindërit që të sjellin fëmijët në futboll. Mjafton pasioni dhe dëshira e tyre, Federata do të sigurojë çdo gjë falas për ta. 17 fusha futbolli janë shtuar këtë vit, 2 stadiume janë rikonstruktuar, por përsëri është pak. Në bashkëpunim me qeverinë, do të vazhdojmë projektet për ndërtimin e 5 stadiumeve të reja, në Durrës, Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Kavajë. Faleminderit që besuan në projektet tona duke iu dhënë shpresë të rinjve që ëndërrojnë një të ardhme në sport.
Do ju mbështesim ju djem dhe vajza në ekipet kombëtare duke ëndërruar në një tjetër destinacion. Asgjë e bukur nuk vjen pa shumë punë dhe përkushtim. Falenderoj tifozët e ekipeve tona kombëtare. Falenderoj të gjithë fituesit e sotëm, ju jeni zgjedhur si më të mirët dhe ky vlerësim, dëshmi e përkushtimit tuaj. Model frymëzimi, shembuj që tregojnë se çdo gjë e mundur. Këtë vit, të ecim më përpara, më të bashkuar dhe më me shumë pasion për atë që duam.
Ceremonia “Topi i Artë 2025” po transmetohet direkt në ekranin e Televizionit Klan.