Mbrojtësi nuk kalon testet mjekësore, Partizani i thotë “jo” pasuesit të Hadrojit

1 Min Read

Ismaila Sodiq ishte objektiv i Partizanit në këtë merkato dimri.  Edhe pse marrëveshja ishte thjeshtë çështje formaliteti, sipas mediave 21-vjeçari nuk ka kaluar testet mjekësore duke bërë që ky transferim të dështojë.

Anësori i linjës së djathtë vuan nga insufiçença kardiake. Një patologji e rëndë që asesi nuk do ta lejonte jo klubin, po as vetë futbollistin të zbriste në fushën e blertë.

Edhe pse Sodiq debutoi me kombëtaren e Nigerisë në verën e vitit të shkuar në kualifikueset e Kupës së Botës, drejtuesit e kuq kanë hequr menjëherë dorë nga kartoni i tij.

Precedenti “Dëamena” ka vënë në lëvizje gjithë Superioren e për më tepër te Partizani që vizitat mjekësore janë pjesë e rëndësishme e protokollit të transferimit të një futbollisti.

Pritet me interes të mësohet se cila do të jetë lëvizja e radhës e të kuqve, që duhet të zëvendësojnë boshllëkun e Andi Hadrojit, i larguar në merkaton e dimrit.

Share This Article
Leave a Comment