LIVE- ‘Lumi njerëzor’ që po kthehet në Gaza pas marrëveshjes me Izraelin

1 Min Read

Kthimi i palestinezëve të zhvendosur në pjesën veriore të Rripit të Gazës filloi këtë mëngjes pas një marrëveshjeje në negociatat me Izraelin, tha për AFP.

Qeveria izraelite njoftoi se banorët e zhvendosur brenda vendit do të lejohen të fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të enklavës sot, pas një marrëveshjeje me lëvizjen islamike palestineze Hamas që do të lejonte lirimin e pengjeve të tjera brenda javës tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Kjo marrëveshje do të lejojë që armëpushimi i brishtë midis forcave të armatosura izraelite dhe Hamasit të vazhdojë në Rripin e Gazës, i cili ka pësuar shkatërrim masiv pas 15 muajsh lufte, me pothuajse të gjithë popullsinë (2.4 milionë para luftës) është zhvendosur me forcë nga Gaza.

https://youtube.com/watch?v=V8gxYfaF0fI%3Fversion%3D3%26rel%3D1%26showsearch%3D0%26showinfo%3D1%26iv_load_policy%3D1%26fs%3D1%26hl%3Den-US%26autohide%3D2%26wmode%3Dtransparent

Share This Article
Leave a Comment