Dy persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën sot pas sulmeve izraelite në pjesën jugore të Libanit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Trupat izraelite vranë 22 persona në Libanin jugor të dielën, ditën kur duhej të përfundonin tërheqjen e tyre nga zona.
Të premten, Izraeli akuzoi Libanin për mos zbatimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit, duke njoftuar se tërheqja e trupave të tij nuk do të ishte e plotë të dielën.
Në orët e para të së hënës, qeveria libaneze njoftoi se kishte rënë dakord për zgjatjen e armëpushimit deri më 18 shkurt, pas ndërmjetësimit të SHBA.
The post Liban: Dy të vdekur dhe 17 të plagosur nga zjarri izraelit appeared first on Timoni.al.