Shtyhet seanca në të cilën do të shqyrtohej padia e Karlo Bolinos që akuzon Belind Këlliçin dhe Jamarbër Malltezin për shpifje.
Këlliçi tha se nuk do të ketë pajtim në gjyq, duke i qëndruar akuzës së tij se, përmes tjetërsimit të vendimeve të qeverisë, Bolino ka grabitur truallin publik prej 4 mijë metrash katrorë për të ndërtuar televizionin e tij.
Në vend që një bandit i tillë të fshihej dhe të skuqej nga turpi, kishte pafytyrësinë që njëlloj si i dënuari në kohën e diktaturës me burg në 86 për falsifikim të dokumenteve Idajet Beqiri, ky binjak i tij të vinte në sallën e gjyqit për t’u paraqitur me një padi për shpifje ndaj personit tim dhe një prej pasuesve të familjeve më të mëdha të Tiranës zotit Jamarbër Malltezi. Seanca sot u shty për shkak se do t’i jepet mundësia zotit Malltezi të vijë në seancën e radhës, ku është seanca e pajtimit, por ia bëj publik qëndrimin tim Karlo hajdut Bolinos që edhe të dojë ai të pajtohet, nuk pajtohem unë”, tha Këlliçi për mediat.