FOTO/ Dyshohen vrasës me pagesë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar për ekzekutimin  e Irakli Davellës

1 Min Read

Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli janë arrestuar nga policia greke për vrasjen e shqiptarit, Irakli Davella dhe plagosjen e Etmond Hysës.

Jenis Tulja rezulton pronar i një kafeneje në Petroupoli të Athinës. Në sistemin e policisë greke rezulton i riregjistruar edhe si Denis Ruci.

Vëllai i tij, Fation Tulja, rezulton i arrestuar në Tiranë në prill 2024 teksa është kapur me armë zjarri pistoletë pa leje.

Ndërsa Mirjan Guveli, rezulton i regjistruar në sistemin e policisë greke edhe si Mario Guveli.

Të dy të dyshuarit për vrasje rezultojnë banorë prej vitesh të Athinës.

Davella u ekzekutua më 15 dhjetor të vitit që lamë pas në Thermomakedonon, Athinë.

Sipas mediave greke, dyshohet se dy të arrestuarit janë vrasës me pagesë.

Share This Article
Leave a Comment