TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh në Gjermani është i ftuar si kryetar partie në kongresin elektoral të CDU. Ai shtoi se kongresi është njëditor ku janë të ftuar kryetarë të partive anëtare të Partisë Popullore.
Berisha tha se donte të organizonte një takim me shqiptarët në tënjëjtën ditë me kongresin por sipas tij nuk premton koha. Ai shtoi se do të shkojë një herë tjetër për të organzizuar një takim me emigrantët në Gjermani. Kreu i PD-së tha se ka një axhëndë dhe do të fillojë disa takime të cilat do ti njoftojë.
“Në Gjermani jam i ftuar për të marrë pjesë si kryetar partie në kongresin elektoral të CDU.
Ky kongres është njëditor ose më pak mund të jetë. Janë të ftuar kryetarë të partive anëtare të Partisë Popullore dhe unë di të shkoj të marr pjesë.
Mendova të organizoj një takim tjetër me shqiptarë, por koha nuk më premton, kështu që unë do të shkoj njëherë tjetër për të takuar emigrantët në Gjermani. Kam një axhendë, do filloj në disa takime. Do shkoj në disa takime dhe do i njoftoj takimet,” tha Berisha.