Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në Orikum, një i plagosur  

1 Min Read

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme, në Orikum të Vlorës. 

Policia informon se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe se po vijon puna për kapjen e autorit.  

“Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. 

Share This Article
Leave a Comment