Tedi Blushi takim me strukturat në Laprakë: Partia e Lirisë e motivuar për ndryshimin, 11 Maji është beteja jonë e përbashkët që do ta FITOJMË!

2 Min Read

Tedi Blushi ka zhvilluar një takim në Laprakë me strukturat e Partisë së Lirisë, së bashku me Drejtuesin Politik të Njësisë Nr. 11, Dr. Besnik Jakaj. Në fokus të takimit ka qenë intensifikimi i aksionit politik për zgjedhjet e 11 majit.

“Anëtarët tanë janë më të motivuar se kurrë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Duhet të punojmë derë më derë për të prezantuar programin tonë me 5 Prioritete, që garanton qeverisje me duar të pastra dhe mirëqenie për qytetarët e thjeshtë,” u shpreh Blushi.

Ai theksoi se fushata do të përqendrohet në angazhimin maksimal për të shpëtuar vendin nga, siç i quajti ai, “kthetrat e pista të Edi Ramës”. Blushi deklaroi me vendosmëri: “11 Maji është beteja jonë e përbashkët, që do ta fitojmë!”

Stati i plotë:

📍Në Laprakë, së bashku me Drejtuesin Politik në Njësinë Nr. 11, Dr. Besnik Jakaj zhvilluam një takim me strukturat e Partia e Lirisë në lagjen e njohur si “Kompleksi malajzian”.
Në çdo pallat, në çdo lagje, në çdo Njësi të kryeqytetit anëtarët tanë janë në këmbë, më të motivuar se kurrë, për të sjellë Ndryshimin e shumëpritur më 11 Maj.
Të intensifikojmë aksionin tonë politik për shpëtimin e vendit nga kthetrat e pista të Edi Ramës dhe të prezantojmë derë më derë programin e shkëlqyer, 5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus, që garanton qeverisje me duar të pastra në funksion të mirëqenies së qytetarëve të thjeshtë.
11 Maji është beteja jonë e përbashkët, që do ta FITOJMË! 🖐🇦🇱✅️

Share This Article
Leave a Comment