Të shtëna me armë zjarri në Orikum të Vlorës, plagoset 29vjeçari

1 Min Read

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Orikum të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë një karburanti, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.

Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment