Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për javën që vjen 

2 Min Read

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme (por pa përjashtuar këtu ditët me kushte atmosferike të paqëndrueshme). 

Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit mbi vendin tonë të periferisë së një qendre anticiklonare. Megjithatë qarkullimi anticiklonar gradualisht do të zhvendoset me atë ciklonar për shkak të depërtimit mbi Evropë (dhe si rrjedhojë edhe mbi vendin tonë) të një qendre të thellë të presionit të ulët. 

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nesër në veriperëndim deri në mesditë parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. 

Për ditën e martë në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim reshjet me intensitet deri mesatar. 

Për ditën e mërkurë dhe atë të enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell. 

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar. 

Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë prezentë më tepër përgjatë ultësirës perëndimore. 

Duke filluar nga dita e premte mbi vendin tonë pritet përsëri depërtimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të thata. 

Share This Article
Leave a Comment