Plagosja në Orikum/ Policia: 29-vjeçari ndodhet në spital, autori në kërkim

1 Min Read

ORIKUM- Një plagosje ka ndodhur pasditen e sotme në një karburant në orikum. Mësohet se gjatë një grindje çasti një person ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi një 29-vjeçar. Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim. 

Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment