Ngjarje e rëndë në Lushnje, humb jetën fëmija 6 vjeçar

1 Min Read

Një 6 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin e Lushnjes.

Fëmija ka ardhur nga qendra shëndetësore Divjakë pasi banonte në fshatin Shën e Premte. Fëmija shoqërohej nga gjyshi pasi jetonte me gjyshërit.

Sipas burimeve në spitalin e Lushnjes, fëmija vinte pas një mjekimi disa ditor në fshat sepse ishte duke kaluar një virozë dhe ka arritur në gjendje të rëndë në pediatri. Pasi janë bërë analizat e më pas mjekimet përkatëse dhe duke parë gjendjen e rëndë janë marrë masa për të nisur në Tiranë.

Në lidhje me këtë rast, sipas drejtuesve të spitalit të Lushnjes do të dalë me një deklaratë ministria e shëndetësisë.

Share This Article
Leave a Comment