Fier/ Dhunoi ishgruan dhe goditi me sende të forta avokatin, policia arreston 35vjeçari

1 Min Read

Njoftimi i policisë:

Fier/Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim, u finalizua operacioni policor i koduar “Waiting”.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga 1 shtetas (me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit) i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin D. Sh., 35 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimet e datave 23.09.2024 dhe 23.12.2024 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale“Dhuna në familje” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment