Plagosi me thikë 50 vjeçarin në Yzberisht, arrestohet autori 24 vjeçar 

1 Min Read

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në zonën e Yzberishtit në Tiranë. 

Gjatë një konflikti për motive banale, një 24vjeçar ka goditur me thikë në bark Eduart Rrapin, 50 vjeç. 

Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Policia ka mundur te identifikoje autorin, dhe u kap disa orë pas ngjarjes.  Bëhet fjalë për 24vjeçarin Aleks Petro. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Share This Article
Leave a Comment