Detaje nga plagosja në Vlorë! Ndaj 29-vjeçarit u qëllua me armë 10 herë

1 Min Read

Detaje të reja dalin lidhur me plagosjen e 29-vjeçarit, Sidi Velaj, i cili u qëllua mbrëmjen e sotme me armë zjarri nga Qerim.B.

Ndaj 29-vjeçarit u qëllua me armë 10 herë, ndërsa mësohet se plumbat e kapën në shpatull dhe kofshë.

Sherri mes të plagosurit dhe autorit, i cili është ende në arrati, u zhvillua në një bar në një karburant të Orikumit.

Blutë e Vlorës bënë me dije se 29-vjeçari dhe autori shtetasi Qerim.B u konfliktuar sot rreth orës 18:40 në në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum.

Debati mes dyshes agravoi deri në përdorimin e armës, për pasojë 29-vjeccari është plagosur.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article
Leave a Comment