Liverpool triumfoi 4-1 ndaj Ipswich Town me golat e Szoboszlai, Salah dhe Gakpo (dopietë), duke ruajtur diferencën prej 6 pikësh ndaj Arsenal, që fitoi 1-0 ndaj Wolverhampton falë golit të Calafiori. Manchester City ngjitet në vendin e katërt pas një fitoreje 3-1 me përmbysje kundër Chelsea, ndërsa Nottingham Forest pëson një humbje të rëndë 5-0 në fushën e Bournemouth. Newcastle përmbysi Southampton 3-1 me dygolëshin e Isak dhe golin e Tonalit. Everton arrin një fitore të rëndësishme jashtë fushe, 1-0 ndaj Brighton.
MANCHESTER CITY-CHELSEA 3-1
Manchester City pati nevojë për një përmbysje për të mposhtur Chelsea dhe për t’u ngjitur në vendin e katërt. Fillimi ishte tronditës për vendasit dhe për blerjen e re, Khusanov, i cili në minutën e tretë gaboi një kthim të rrezikshëm me kokë, nga ku përfitoi Jackson për të shërbyer Madueke për golin e 0-1. City hasi vështirësi për t’u futur në lojë në çerekorëshin e parë të ndeshjes, ndërsa Chelsea nuk arriti të shfrytëzojë momentin e mirë. Kampionët në fuqi filluan të krijonin raste dhe në minutën e 42′ barazuan shifrat me Gvardiol, i cili përfitoi nga një grushtim të Sanchez ndaj Nunes.
Lexo më tej: Guardiola fatalist në Champions: “Nëse City nuk kalon, do të thotë që nuk e meriton”
Pas pushimit, Chelsea u tërhoq gjithnjë e më shumë, dhe në minutën e 68′, City përmbysi ndeshjen: Sanchez bëri një dalje të gabuar nga zona, duke i dhënë mundësinë Haaland të shënonte lehtësisht. Në minutën e 87′, Haaland asiston Foden për golin e tretë, që vulosi fitoren 3-1. City arrin kuotën e 41 pikëve, duke kaluar Chelsea që mbetet me 40 pikë dhe duke barazuar Newcastle në vendin e katërt.
LIVERPOOL-IPSWICH TOWN 4-1
Liverpool e mbyll llogarinë brenda pjesës së parë, duke fituar 4-1 ndaj Ipswich Town. Goli i parë vjen pas vetëm dhjetë minutash me një goditje precize të Szoboszlai nga distanca. Më pas, Salah dyfishon shifrat në minutën e 35′, ndërsa Gakpo përfiton nga një top i kthyer për të çuar rezultatin në 3-0 para pushimit. Në pjesën e dytë, Alexander-Arnold asistoi Gakpo për golin e dytë personal dhe të katërt për Liverpool. Ipswich shënon golin e nderit në minutën e 90′ me Greaves, duke vulosur shifrat 4-1. Liverpool ngjitet në 53 pikë, duke mbetur +6 ndaj Arsenal, ndërsa Ipswich mbetet në vendin e 18-të me 16 pikë.
WOLVERHAMPTON-ARSENAL 0-1
Arsenal siguron një fitore të vuajtur 1-0 ndaj Wolverhampton, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak për më shumë se gjysmë ore. Gunners dominuan posedimin në pjesën e parë dhe kishin disa raste të mira me Havertz, por mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Lewis-Skelly. Në pjesën e dytë, Wolverhampton nuk arriti të shfrytëzonte avantazhin numerik dhe gjithçka u barazua kur Joao Gomes u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në minutën e 74′, Calafiori shënon golin e vetëm të ndeshjes me një diagonale precize. Arsenali shkon në 47 pikë, duke mbetur 6 pikë pas Liverpool, ndërsa Wolverhampton mbetet në luftë për mbijetesë me 16 pikë.
BOURNEMOUTH-NOTTINGHAM FOREST 5-0
Bournemouth tregon forcën e tij duke shkatërruar Nottingham Forest me rezultatin 5-0. Kluivert hapi serinë e golave pas vetëm nëntë minutash, ndërsa në pjesën e dytë Ouattara shënoi dy herë brenda gjashtë minutash (55’, 61’). Në fund, Ouattara kompletoi tripletën në minutën e 87′, ndërsa Semenyo vendos rezultatin përfundimtar 5-0 në minutën e 91′. Bournemouth arrin në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Nottingham Forest mbetet me 44 pikë.
SOUTHAMPTON-NEWCASTLE 1-3
Newcastle përmbys Southampton 3-1 në transfertë. Bednarek kalon vendasit në avantazh në minutën e 10-të, por një dopietë e shpejtë e Isak (26’ me penallti dhe 30’) përmbys gjithçka për Magpies. Në pjesën e dytë, Tonali shënon golin e tretë në minutën e 51-të, duke vulosur fitoren. Newcastle arrin në 41 pikë, ndërsa Southampton mbetet i fundit me vetëm 6 pikë.
BRIGHTON-EVERTON 0-1
Everton merr një fitore të rëndësishme 1-0 në fushën e Brighton. Ndeshja ishte e balancuar deri në minutën e 42-të, kur Ndiaye shënoi nga penalltia golin e vetëm të takimit. Brighton rrit presionin në pjesën e dytë, por nuk arrin të barazojë. Me këtë fitore, Everton ngjitet në 23 pikë, ndërsa Brighton mbetet me 34.
Premier League England
Bournemouth 5-0 Nottingham Forest
Brighton 0-1 Everton
Liverpool 4-1 Ipswich Town
Southampton 1-3 Newcastle United
Wolves 0-1 Arsenal
Manchester City 3-1 Chelsea