Lulzim Basha ka risjellë programin e Demokratët Euroatlantikë për sistemin shëndetësor në Shqipëri, duke theksuar se “paraja ndjek pacientin”. Sipas Bashës, Shqipëria meriton një sistem shëndetësor ku çdo qytetar trajtohet sipas nevojës dhe jo sipas mundësive financiare. Ai shprehet se qeveria e Edi Ramës ka dështuar në realizimin e premtimit për “shëndetësinë falas” dhe u shndërrua në një piramidë aferash korruptive.
Postimi i plotë i Bashës:
Shqipëria meriton një sistem shëndetësor ku çdo shqiptar të trajtohet me respekt, cilësi dhe merr kujdesin që i takon sipas nevojës, jo sipas xhepit.
Prej 12 vjetësh, Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët me parullën e “shëndetësisë falas”, një premtim që jo vetëm nuk u mbajt, por u shndërrua në një piramidë aferash korruptive. Sot, qytetarët paguajnë 60% të shpenzimeve nga xhepat e tyre, teksa shëndetësia vuan nga keqfinancimi, korrupsioni endemik, koncesionet klienteliste, keqmenaxhimi dhe largimi masiv i personelit shëndetësor. Ky dështim kolosal i qeverisë dëshmon qartë se asgjë nuk e lidh Edi Ramën me mirëqenien dhe dinjitetin e familjeve shqiptare.
Kjo situatë kërkon një ndryshim rrënjësor për të garantuar shëndetin e çdo shqiptari, i cili mund të vijë me votën tuaj më 11 maj.
Programi i Demokratëve Euroatlantikë mundëson një sistem shëndetësor që i përgjigjet nevojave të qytetarëve, jo fuqisë së portofolit të tyre.
Me mbështetjen tuaj, ne:
Bashkë mund ta bëjmë të mundur këtë ndryshim, ku secili gëzon mirëqenie, dinjitet dhe siguri.
Shqipëria meriton më shumë.