Iu gjet 3.5 kilogramë kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

0 Min Read

Policia e Bolonjës arrestoi një shtetas shqiptar 26-vjeçar, të cilit i gjetën rreth 3.5 kilogramë kokainë, e ndarë në 4 blloqe të fshehura në një ndarje të krijuar posaçërisht nën sediljen e pasagjerit të parë të makinës.

I riu shqiptar, me banim në zonën e Milanos, ishte në timonin e një Mercedesi dhe u ndalua gjatë një prej kontrolleve të trafikut rrugor në Bolonja.

Share This Article
Leave a Comment