Harruan ngrohësen ndezur, përfshihet nga zjarri dhoma e konviktit në Elbasan

1 Min Read

Një dhomë e konviktit shtetëror për studentët e universitet të Elbasanit është përfshirë nga zjarri mesditën e kësaj të shtune.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat parandaluan përhapjen e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, teksa në dhomë ishte harruar një ngrohlse ndezur çka dyshohet se e shkaktoi dhe zjarr rënien.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment