FOTO/ U ekzekutua me armë me silenciator në makinën e punës, ky është Lulzim Visha

1 Min Read

“Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz”, njoftoi policia.

HETIMET PER VRASJEN

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 31 vjeçarin Ervis Lami, ndërsa është vendosur në pranga djalit i xhaxhait të tij, Eduart Lami, pasi në banesën që përdornin dy kushërinjtë u gjet automatik me silenciator.

Mësohet se gjatë kontrolleve u gjetën një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e shtëpisë janë gjetur 4 gëzhoja armë.

“Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale”, informojnë blutë.

Share This Article
Leave a Comment