Ekzekutimi i Kristian Markut në aksin Fier-Vlorë/ Siguroi automjetin për atentatin, arrestohet 36-vjeçari

4 Min Read

VLORA- 36-vjeçari Erad Cenaj, banues në Kukës është arrestuar pasi dyshohet se siguroi automjetin e përdorur për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi.

Sipas policisë, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e Kristian Marku alias Kristian Bardhit është siguruar nga Erad Cenaj lindur dhe banues në qytetin e Kukësit.

Njoftimi:

Veprime të thelluara hetimore, bazuar edhe në inteligjencën informative, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më 13 janar 2025, identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit/ëve. Siguroi automjetin e përdorur për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi, ndalohet 36-vjeçari me origjinë nga Kukësi.

Në vijim të veprimeve intensive nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit:

E. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është siguruar nga shtetasi E. C., lindur dhe banues në qytetin e Kukësit.

Njëkohësisht, gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

VRASJA E KRISTIAN MARKUT:

Vrasja e 30-vjeçarit KristIan Marku (Bardhi) më 13 janar 2015 në aksin Fier-Vlorë vijon të jetë pa autorë të identifikuar. Sipas informacioneve, ka dyshime se autorët e kësaj vrasje kanë mundur që pas krimit të largohen jashtë vendit dhe hetuesit, kanë kërkuar informacion nga Interpol, për persona të dyshuar si të përfshirë në këtë vrasje.

Një prej vendeve me të cilat po punohet për të identifikuar autorët e këtij krimi të rëndë apo persona që mund te jenë te përfshirë është edhe Kosova. Po ashtu grupi hetimor dyshon se autorët kanë qenë dy automjete që kanë nisur ndjekjen e Kristian Markut, një që ka sherbyer për ekzekutimin dhe me pas është djegur, ndërsa një automjet i dytë dyshohet nga hetuesit se ka qenë duke lëvizur nga Fieri për në Vlorë dhe ka marrë ekzekutorët.

Kristian Marku ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. 30-vjeçari ishte nipi i Martin Bardhit, i njohur edhe si Marjan Marku. Në vitin 2023, Marjan dhe Kristian Marku u përfshinë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit ndaj Sajmir Reçit, nipit të Kastriot Reçit. Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja për shkak të konflikteve të dy familjeve në Rrëshen.

Share This Article
Leave a Comment