Sherr masivnë Greqi, 19-vjeçari shqiptar përfundon në spital i plagosur me kaçavidë

1 Min Read

Një sherr i ashpër ka ndodhur në Metamorfosi mesditën e së premtes.

Sherri ka ndodhur në rrugën Pefkon dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Deri më tani nuk janë zbardhur arsyet që kanë çuar në sherr.

Bëhet e ditur se një 19-vjeçar nga Shqipëria është dërguar në spitalin e Kryqit të Kuq i plagosur me kaçavidë. Për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, katër të rritur dhe tre të mitur.

Share This Article
Leave a Comment