Pas kësaj, jam gati të shkoj në SPAK dy ditë rresht

2 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur me vizitën e tij në Gjermani me ftesë të CDU (Unionit Kristian Demokrat).

Në një intervistë për gazetarin Osman Stafa, Berisha është shprehur se do të shkojë në Gjermani për të takuar aktivistët dhe militantët për regjistrimet. Lideri demokrat deklaroi se vizita në Gjermani nuk shënjon ndonjë gjë ndryshe në raport me SPAK. Ai tha se nuk asnjë motiv që të ndalohet të shkojë jashtë vendit.

Berisha: Kam një ftesë për të marrë pjesë në një aktivitet, shkoj për të takuar aktivistët dhe militantët tanë në lidhje me regjistrimet. Pra, janë një seri aktivitetesh.

PyetjaA shënjon një moment paqeje midis jush dhe SPAK?

Berisha: Nuk shënjon sepse nuk ka asnjë motiv që unë të ndalohem të shkoj jashtë, se kjo do të ishte pastaj kufizim i lëvizjes jashtë. Jam gati të shkoj dy ditë rresht pas kësaj dite për konferencë. Nuk përtoj. Kam një aktivitet mediatik të hatashëm atje.

Berisha do të paraqitet në SPAK, të hënën e tretë të muajit shkurt. Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi tre javë më parë kërkesën e SPAK për caktimin e masës “arrest shtëpie” ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha duke vendosur masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj. Berisha është liruar nga masa “arrest shtëpie” më 27 nëntor 2024 me vendim të gjyqtares Flojera Davidhi.

Share This Article
Leave a Comment