Orban kërcënon BE me bllokim të sanksioneve për Rusinë nëse Kievi nuk hap tubacionet për gazin rus

2 Min Read

“Çështja e zgjatjes së sanksioneve është në rendin e ditës”, tha Orban në një intervistë në radio të premten.

“Unë tërhoqa frenat e dorës dhe u kërkova liderëve evropianë të kuptonin se kjo nuk mund të vazhdojë. Ukrainasit po kërkojnë ndihmë, për shembull, për të vendosur sanksione ndaj rusëve. Njëherë, le të rihapim tubacionin e gazit natyror”, vijoi deklaratën e tij shefi i qeverisë në Budapest.

Orbán pohoi se sanksionet kanë rritur kostot e energjisë për ekonominë hungareze me 19 miliardë euro nga viti 2022, ndërsa akuzon Ukrainën se nuk ka rinovuar marrëveshjen e tranzitit të gazit me Gazprom. Hungaria ka arritur një marrëveshje me Turqinë për të importuar gaz natyror rus përmes tubacionit të fundit aktiv në Evropë, ndërsa Sllovakia dhe Austria janë në negociata të ngjashme.

Kryeministri sllovak Robert Fico ka kërkuar gjithashtu rifillimin e punës së tubacionit tranzitor rus, duke argumentuar se përfundimi i marrëveshjes do t’i kushtonte Sllovakisë 1 miliard euro euro në vit çmime më të larta të gazit natyror dhe 500 milionë euro humbje të të ardhurave nga tarifat e tranzitit.

Ndërkohë, Komisioni Evropian tha se nuk është vërejtur rritje çmimi për shkak të përfundimit të marrëveshjes, por mbetet në kontakt me shtetet anëtare.

Share This Article
Leave a Comment