Shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut tha se nuk dëshiron që anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në aleancën e mbrojtjes të varet nga qëndrimi i Rusisë, pas kushteve që kreu i Kremlinit i vendosi Donald Trump për të ndalur luftën.
“NATO po e bën të qartë se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka të drejtën e vetos dhe as votën për të vendosur se kush do t’i bashkohet aleancës në të ardhmen”, tha Rutte në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga aleatët që të shpenzojnë 5% të prodhimit të tyre ekonomik për mbrojtjen.