Masakra në Dobraç, Troshani dhe Sakica dorëzojnë armët në polici

1 Min Read

Samuel Troshani dhe Izmir Sakica që u vetdorzuan dy ditë më parë në policinë e Shkodrës kanë dorëzuar dhe dy armë zjarri. Sipas burimeve Sakicaj ka dorëzuar një pistoletë ngjyrë të zezë me mbishkrim Glock me krehër në dukje armë zjarri.

Po te njëjtat burime bëjnë me dije se edhe shtetasi Samuel Troshani dorëzoi një armë zjarri në dukje kallashnikov me dy krehera të lidhur me njeri tjetrin. Këto armë zjarri janë dërguar në laboratorin e policisë shkencorë për ekzaminim.

Burime shtojnë se këto armë zjarri dyshohet se janë të kategorisë sportive dhe jo në gjendje teknike për të kryer qitje municioni.

Dy personat janë me masë sigurie për një sherr të ndodhur në Shkodër ku u dhunua Vladimir Bruçi dhe pritet të dalin para Gjykatës se Shkodrës.

Ata janë marrë në pyetje edhe për masakrën e Dobraçit por kane mohuar përfshirjen duke patur edhe alibi për vendodhjen e tyre ditën e ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment