Historia që tronditi Italinë/ Flet gruaja që rrëmbeu një fëmijë në spital

3 Min Read

Rrëmbimi i një vajze të sapolindur nga një spital në Kozenca të Italisë ka marrë vëmendje të veçantë në mediat e vendit fqinj. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë kur një grua hyri në dhomën e nënës së re e veshur si infermiere dhe mori fëmijën me pretendimin se duhet ta shihte mjeku.

Pas disa minutash, kur vuri re se fëmija nuk po i kthehej nëna vuri alarmin. Policia e gjeti vajzën e mitur të veshur me rroba djemsh, në një makinë, në shoqërinë e një çifti të cilët u vunë në pranga.

Rosa Vespa, la cameretta e il fiocco azzurro. Quel dettaglio dell'8 gennaio

Këtë premte ata dolën para gjykatës ku janë mësuar detaje të reja. Gruaja, Rosa Vespa ka marrë përsipër të gjithë krimin duke shfajësuar bashkëshortin e saj Aqua Moses, citon lapsi.al. Edhe vetë burri tha se nuk kishte dijeni për krimin dhe se për muaj të tërë gruaja e kishte mashtruar se ishte shtatzënë duke i treguar ekografi dhe analiza. Gjykatësi vendosi të lirojë burrin ndërsa gruaja mbeti në qeli.

“Ai është me të vërtetë i mërzitur nga e gjithë kjo çështje, por ka konfirmuar se nuk kishte vënë re asgjë. Gruaja i kishte treguar barkun. Ai e kuptoi që nuk ishte djali i tij vetëm kur ajo solli një vajzë në shtëpi dhe menjëherë pasi mbërriti policia”, – ka shpjeguar avokati i tij.
Gruaja ka thënë se ka falsifikuar shtatzëninë e saj për 9 muaj, madje ka mashtruar edhe bashkëshortin e saj duke sqaruar se nuk ka dashur të lëndojë askënd.

May be an image of 2 people, beard, people smiling and text

“Ishte një plan që rritej ditë pas dite. Nuk kisha një plan të saktë. U bllokova në një gënjeshtër që nuk mund ta përballoja. Nuk e di pse e bëra. Kishte shumë vite që kisha dëshirë për mëmësi. Nuk e kisha në plan ta rrëmbeja atë vajzën e vogël. Ishte një rastësi. Nuk dija më çfarë të bëja dhe hyra në atë dhomë. Isha e dëshpëruar sepse nuk dija si të dilja nga kjo situatë. Më vjen keq për atë që bëra dhe i kërkoj falje asaj nëne” – deklaroi ajo.

Share This Article
Leave a Comment