Gjendet një makinë e djegur në Zall Herr, dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës

2 Min Read

TIRANË – Një automjet i djegur është gjetur mesditën e sotme në Zall Herr. Dyshohet se mjeti në flakë i përket autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës, i cili u ekzekutua mëngjesin e kësaj të premte brenda makinës teksa ishte duke shkuar në punë.

Autorët ende të paidentifikuar, janë arratisur në drejtim të paditur, ndërkohë policia vijon hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. 

Pista paraprake e hetimit është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët ende të paidentifikuar vijojnë të jenë në arrati, ndërsa dyshohet se janë larguar me një makinë tip “Porche” ngjyrë gri. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment