Ai shtoi se censura në rrjetet sociale shpesh shërben për funksione politike dhe se nuk i respekton platformat sociale për këtë arsye.
“Facebook dhe Instagram janë të kontrollueshme. Unë nuk i respektoj rrjetet sociale, por TikTok është ai rrjet që është më pak i censuruari në qarkullim. Censura është në funksion politik. Facebook është përdorur si mjet propagande në funksion të axhendave pro liberale. Censura është përdorur për të goditur lirinë e shprehjes”, u shpreh ai.